Megjithëse synojnë të zgjedhin një president të kundërt nga Ilir Meta, socialistët thonë se do të propozojnë një president që mund të marrë vota edhe nga opozita.
Gjatë fjalës së tij në kuvend, Rama kërkoi respekt për emrat që do të propozojë në 3 raundet e para.
“Në 3 raundet e para do të synojmë një president, që të marrë edhe votat e opozitës, në mos të gjitha, një pjesë. Në këtë proces të sillemi me respekt dhe t’i lëmë fyerjet dhe sharjet” t
ha Rama.
“Doni të kontribuoni për presidentin e ri? Bujrum! Nuk duam të dukemi sikur nuk jemi. Sikur ta kishim një president, do ta zgjidhnim po nuk e kemi. Doni të kontribuoni? Ju merreni me zarfat. Ky është një proces propozimesh, na tregoni ne hipokrizinë ju që nxorrët 5 mijë veta në 2 mijë karrig
e” tha Rama, duke sfiduar opozitën për një proces të opozitës.