Raiola nuk është më agjent i super sulmuesit!

0
Gjigandi

Lojtari i Napolit, Lorenzo Insigne, zyrtarisht është ndarë me Mino Raiola dhe tashmë është bashkuar me agjensinë, Vincenzo Pisacane.

Insigne u bë një klient Raiola në vitin 2018, por dyshja u ndanë pas pretendimeve mbi të ardhmen e lojtarit.

Ai tani është bashkuar me G.E.V Sport, të cilët gjithashtu kanë nën zotërim edhe Danilo D’Ambrosio.

“Jam krenar që ju kam në agjencinë tonë dhe është privilegj të punoj me ju,” tha Pisacane për lojtarin e tij më të ri.

“Sot është një ditë e rëndësishme për ne, kapiten. Ne jemi të lumtur që ju na keni zgjedhur t’ju përfaqësojmë juve si lojtar. Ecim përpara”, përfundoi ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu