Qeveria shqiptare miraton ndërtimin e dy impianteve për prodhimin e energjisë nga dielli në Korçë

0
Qeveria shqiptare miraton ndërtimin e dy impianteve për prodhimin e energjisë nga dielli në Korçë
Gjigandi

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka njoftuar sot se qeveria miratoi sot ndërtimin e dy parqeve fotovoltaike në qarkun e Korçës.

Në një komunikim me gazetarët pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Balluku sqaroi se investimi do të jetë tërësisht privat.

“Kemi miratuar sot dy parqe fotovoltaike të cilat do të ndërtohen në qarkun e Korçës, secili nga 20 megavat orë. Pa mbështetje financiare nga shteti shqiptar, një investim totalisht privat, në një total prej 40 megavat orë”, tha Balluku.

Sipas ministres, ky investim përkon me një periudhë shumë të vështirë për sigurimin e energjisë elektrike.

Ajo nënvizoi se shteti shqiptar do të përfitojë 2 për qind të energjisë së prodhuar nga këto parqe fotovoltaike gjatë vitit në formë produkti apo në formë pagese.

RonaTyra

Qeveria shqiptare po mundohet të ndjekë një politikë nxitëse ndaj prodhimit të energjisë nga burime të ripërtëritshme të energjisë nga dielli dhe era për të diversifikuar prodhimin e energjisë në vend i cili është i varur nga burimet hidrike.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu