Ballkani i Hapur, Nesho: Moska kërkon të rikthejë lavdinë e Perandorisë ruse

0
Ballkani i Hapur, Nesho: Moska kërkon të rikthejë lavdinë e Perandorisë ruse
Gjigandi

Agim Nesho, diplomat, i ftuar në Debat me Alba Alishanin në A2 CNN, teksa u diskutua për samitin e fundit të Ballkanit të Hapur në Ohër këtë të mërkurë, tha se Rusia kërkon të rikthejë lavdinë e Perandorisë ruse nëpërmjet projekteve, të cilët anashkalojnë krijimin e republikave që ndodhën nga shpërndarja e ish-Bashkimit Sovjetik dhe ish-Jugosllavisë.

“Kemi deklaratën e ministrit të Jashtëm të Rusisë, në përkrahje të plotë të kësaj iniciative. Pavarësisht justifikimeve, kryesorja është jo ata që i propozojnë, por kujt i shërben kjo iniciativë. Kjo iniciativë ka një qëllim të vetëm, Rusia kërkon të rikthejë lavdinë e Perandorisë ruse nëpërmjet projekteve, të cilët anashkalojnë krijimin e republikave që ndodhën nga shpërndarja e ish-Bashkimit Sovjetik dhe ish-Jugosllavisë. Të njëjtën gjë kërkon të realizojë edhe Vuçiçi duke sakrifikuar Kosovën për të fituar nga “padrejtësia historia”, parulla e Vuçiç.

Së dyti, të dy deklaratat, si të Escobar dhe të Varhelyi, ishin shumë të ekuilibruara, pa ndonjë entuziazëm për këtë iniciativë. Madje, Escobar vendosi disa vija të kuqe, të cilat nuk ishin në favor të kësaj iniciative. Gjithashtu, ai tha se integrimi në BE bëhet me përmbushjen e kritereve dhe kjo me anë të komizmit”, u shpreh Nesho. /A2 CNN/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu