Përfshihet nga flakët pallati ky ndodheshin zyrat e SYRIZA në Selanik, 7 persona të asfiksuar (Video)

0
Gjigandi

Një zjarr ka përfshirë një pallat në Selanik të Greqisë, ku raportohet se deri më tani 7 persona janë asfiksuar dhe ndodhen në spital.

Ekipet e zjarrëfikseve vijojnë evakuimin e banorëve, ku kanë nxjerrë jashtë në gjendje të mirë 44 qytetarë.

Zjarri ka nisur rreth orës 15:00 me orën vendase, e sipas informacioneve dhe dëshmive ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një kondicioneri në një punishte zdrukthëtarie dhe për shkak të materialeve të drurit, zjarri është përhapur me shpejtësi edhe në pallatin pranë.

Sikundër raportojnë mediat greke, në këtë pallat ndodhen edhe zyrtar e partisë politike, SYRIZA.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu