Siguria në rrugë/ Rrugorja vendos mijëra gjoba për shoferët problematikë!

0
Gjigandi

Policia e Shtetit ka bërë bilancin lidhur me arrestimet gjatë një jave për shkelje të Kodit Rrugor.

Bëhet me dije se 15 drejtues mjetesh janë arrestuar në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Po ashtu janë vendosur mbi 9 mijë gjoba.

Njoftimi i policisë:

Arestime dhe Procedime Penale:

RonaTyra

• 15 persona arestuar/proçeduar për vepra penale në qarkullim rrugor.

• 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

• 1 për drejtim mjeti pa leje.

• 3 proceduar në liri për drejtim pa leje.

• 1 për shkelje të rregullave të qarkullimit (aksident).

• 1 për shkatërrim pronës.

Masat Administrative:

• Total 9405 masa administrative, mesatarisht 1343 në ditë.

• 167 për xhama të zinj.

• 576 për shpejtësi mbi normat.

• 140 për parakalim të gabuar.

• 349 për përdorim celulari gjatë drejtimit.

• 312 për mosvendosje rrip sigurimi.

• 59 për mosvendosje kaskë.

• 243 për mosdhënie përparësi këmbësorëve.

• 15 për mosrespektim të tabës “Stop”.

• 6818 për qëndrim të gabuar.

• 726 masa të tjera.

Pezullime dhe Bllokime:

• 44 masa administrative me pezullim leje drejtimi.

• 10 automjete të bllokuara:

• 3 me taga të huaja për verifikim.

• 5 për detyrime të palikuiduara.

• 2 për mungesë dokumentacioni.

Siguria në rrugë, përgjegjësi e të gjithëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu