Tre muajt e parë të këtij viti kanë rezultuar me rënie në numrit të aksidenteve rrugore në Shqipëri.
Sipas të dhënave të institutit të statistikave INSTAT, në muajin e tretë të vitit numërohen 101 aksidente rrugore nga 119 aksidente të ndodhura në muajin Mars 2021, duke u ulur me 15.1 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërsa, në tremujorin e parë të vitit 2022 numërohen 285 aksidente rrugore nga 323 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke u ulur me 11.8 për qind.
Në muajin Mars 2022, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 145 persona nga 150 që ishte në të njëjtën muaj të një viti më parë.
Në tremujorin e parë të vitit 2022, numri i të aksidentuarve është 392 persona nga 418 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në muajin Mars 2022, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 14 persona, nga 18 persona të vdekur në Mars 2021.
Në tremujorin e parë të vitit 2022, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 46 persona nga 58 persona të vdekur në tremujorin e parë të vitit 2021, thuhet në publikimin e INSTAT.
Shkak kryesor për aksidentet në shumicën e rasteve mbetet sjellja e drejtuesve të mjeteve ndërkohë që sipas INSTAT vihet re një ulje e numrit të aksidenteve që kanë si shkak sjelljen e këmbësorëve.
/abc24.al/