Qeveria e Maqedonisë së Veriut do ta japë ‘dritën jeshile’ për rikthimin e futbollistëve

0
Gjigandi

Ekzistojnë gjasa reale që klubet elitare maqedonase të rikthehen në fushë këtë fundjavë, pas pauzës dymujore shkaku i pandemisë me koronavirus.

Gjatë ditës së nesërme, Qeveria e Maqedonisë së Veriut do ta mbajë një mbledhje, ku Ministria e Shëndetësisë dhe Stafi i Krizave do të propozojnë zbutjen e masave për përhapjen e pandemisë.

Nëse ndodhë kjo, klubet elitare që garojnë në Maqedoninë e Veriut, priten të rikthehen në stërvitje nën masa rigoroze.

Së pari, sikur në vendet tjera, skuadrat do të riktheheshin në stërvitje me dy apo katër futbollistë.

Më e rëndësishmja është se futbollistët dhe trajnerët më në fund do të dalin nga shtëpitë e tyre dhe do të punojnë në qendrat stërvitore të tyre.

RonaTyra

Natyrisht, kjo do të thotë se kampionati i futbollit në Maqedoninë e Veriut nuk do të anulohet, por do të vazhdojë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu