Qeveria britanike u jep të drejtë lojtarëve të refuzojnë të kthehen në stërvitje

0
11
Gjigandi

Yjet e sportit në Britani të Madhe e kanë marrë dritën e gjelbër nga qeveria e vendit për t’u kthyer në stërvitje të organizuara, mirëpo udhëzimet e lëshuara nga qeveria gjithashtu ia japin atletëve mundësinë që të vazhdojnë të vetëizolohen, nëse s’duan të stërviten me klubet.

Liga elitare e futbollit në Angli ka qenë e suspenduar që nga marsi, shkaku i përhapjes së madhe të virusit Covid-19 në botë. Tash e një kohë janë diskutuar shumë opsione për kthimin e mundshëm të ligës.

Të hënën, qeveria britanike e publikoi një dokument 50-faqesh që i tregonte hapat e zbutjes së masave për vetëizolim në Angli, ku Premierliga parashihej të mund të riniste pas 1 qershorit.

Dokumenti u publikua një ditë pasi kryeministri Boris Johnson i bëri të qarta planet e tij për zbutjen e masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes edhe më të madhe të koronavirusit.

Por, para se të kthehen ndeshjet e Premierligës, fillimisht do të duhet që klubet të kthehen në disa seanca stërvitore në mënyrë që lojtarët të kthehen në formën e tyre të mëparshme, si dhe t’i kryejnë të gjitha testet mjekësore.

Udhëzimet e qeverisë britanike e kanë bërë të qartë se kushdo që kthehet në stërvitje në kampin e klubit duhet të ketë pranuar vetë ta bëjë këtë gjë, përderisa secili mund të zgjedhë edhe ta vazhdojë karantinën, pa pasur të drejtë klubi ta detyrojë të vijë në kamp stërvitor.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu