Qeveria afgane do të mbajë bisedime me talibanët në Kinë

0
Gjigandi

Kina do t’i organizojë bisedimet mes qeverisë afgane dhe përfaqësuesve të grupit militant të talibanëve në përpjekje për t’i dhënë fund luftës që nisi para gati dy dekadave. Lajmin e bënë të ditur zyrtarët afganë.

Kina, e cila kufizohet në një pjesë të vogël me Afganistanin, është përpjekur t’i nxisë bisedimet për paqe mes dy palëve të konfliktit. Muajin e kaluar, një delegacion i talibanëve e vizitoi Pekinin, ku u takua me disa zyrtarë të qeverisë kineze.

“Kina i ka dërguar ftesë një delegacioni për të marrë pjesë në dialogun e brendshëm të Afganistanit”, shkroi në Twitter Suhail Shaheen, zëdhënës i talibanëve.

Dialogu i brendshëm mes qeverisë afgane dhe talibanëve ka nisur me synimin që të arrihet pajtim mes dy palëve dhe është zhvilluar paralelisht me bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve.

Megjithatë, bisedimet mes amerikanëve dhe talibanëve dështuan pasi një ushtar amerikan u vra nga një shpërthim i organizuar nga talibanët. Pas këtij rasti, presidenti Donald Trump i ndërpreu bisedimet me grupin militant.

RonaTyra

Shtetet e Bashkuara shpresonin që këto negociata do ta hapnin rrugën për armëpushim dhe bisedime për ndarje të pushtetit mes qeverisë afgane dhe militantëve. Sidoqoftë, talibanët kanë refuzuar të bisedojnë drejtpërdrejt me zyrtarët e qeverisë afgane, duke thënë se ata janë kukulla të Shteteve të Bashkuara, shkruan “Reuters”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu