Kryetari i PD, Lulzim Basha ka mohuar kategorisht mundësinë e një qeverie të gjërë pas zgjedhjeve me Edi Ramën.
Kryedemokrati u tregua i kujdesshëm në studion e OPINION kur foli për Rilindje dhe PS.
‘Nuk u kërkoj votat qytetarëve për të bërë qeveri me Edi Ramën’, tha lideri i PD, ndërsa i kërkoi PS-së të distancohet nga krimi dhe korrupsioni.
Pjesë nga biseda
Fevziu: Nëse Rama do t’ju kërkonte të ndërtonit një koalicion për qeveri të gjërë pas zgjedhjeve, që kush merr shumicën ndërton qeverinë. Do pranonit?
Basha: Pushteti, si qëllim në vetvetë është ajo që ka shkatërruar gjithçka. Nuk u kërkoj votat qytetarëve për të bërë qeveri me Edi Ramën. Për mua qeveria Rama duhet të mbajë përgjegjësi penale. PS e ka për detyrë që të distancohet nga korrupsioni dhe krimi. Është e paimagjinueshme që PD të bëhet fasadë e Rilindjes, që po kanos edhe vetë PS-në.
Pyetje: Oferta nga Rama?
Basha: E kam thënë në konferencë për shtyp. Ato oferta tregojnë vetëm një gjë, panikun e humbjes që i ka kapur dhe që për pushtet janë të gatshëm të bëjnë gjithçka. Mandati i tretë për ta është për çfarë? Për të vjedhur?