Janë publikuar për herë të parë fotografitë e rralla të dy vajzave të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, nga martesa e tij e parë.
Fotot ‘sekrete’ janë bërë publike nga ‘Daily Mail’ dhe tregojnë Marian dhe Katerinën në moshën e adoleshencës, kur Putin sapo kishte marrë pushtetin.
Prej vitesh, edhe pse pjesë e skenës politike, Putin është përpjekur që fëmijët e tij ti mbajë larg syrit të publikut, edhe pse sot janë mbi të 30-tat.
2 vajzat e tij jetojnë larg të atit, aq sa shumë rrallë shihen e mezi flasin me njëri tjetrin. Në foto ato shihen në ambientet e Kremlinit apo teksa luajnë bilardo me djemtë e Sergei Pugachev, një nga njerëzit në atë kohë më të besuar të Putin.
Në foto shfaqet edhe ish bashkëshortja e Putin, Lyudmila Ocheretnaya, prej së cilës u divorcua në vitin 2014.
Vajzat janë fotografuar herë në bibliotekën e Kremlinit, herë në festat e ndryshme të organizuara në Moskë.
Sot, Maria 35 vjeçe ka një karrierë në kërkimet mjekësore dhe është martuar me një biznesmen gjerman dhe janë prindër tashmë, duke e bërë Putinin gjysh për herë të parë.
Ndërsa Katerina, 33 vjeçe, nga një balerinë, ka themeluar Agjencinë Artificiale Ruse. Ajo është diplomuar në Universitetin Shtetëror të Moskës pasi përfundoi studimet në ndihmë të kozmonautëve dhe pilotëve, për tu orientuar vetveten kur janë në kushte të vështira.
Më herët ishte e martuar me miliarderin më të ri të Rusisë, Kirill Shamalov nga i cili u divorcua shpejt. Vajzat e Putin asnjëherë nuk janë konsideruar si “yje” të Moskës apo si vajzat e Putin, dhe ende sot në moshë madhore, Maria dhe Katerina nuk janë as biznesmene dhe as të përfshira në politikë.
Burimi: top-channel.tv