“Kosova në telashe”/ Analisti i Ballkanit: Nëse konfirmohet aktakuza Thaçi dhe Veseli dorëhiqen

0
Gjigandi

Eksperti i njohur amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer mendon se nëse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli nuk japin dorëheqje, Kosova do të përballet me sfida të tjera.

Në aktakuzën e paraqitur ndaj tyre, Thaci, Veseli e të dyshuar të tjerë konsiderohen penalisht përgjegjës për afro 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës si dhe kundërshtarë politikë”.
Beogradi sipas Serwerit do të jetë i kënaqur me këtë aktakuzë, për shkak se ka kërkuar drejtësi për krime kundër serbëve, pas përfundimit të luftës dhe kjo do t’i japë Serbisë përparësi në negociata me Europën dhe Shtetet e Bashkuara.
“Beogradi mund të përpiqet të rihapë çështjen e kompromisit territorial me Kosovën, duke pretenduar se aktakuza vërteton se serbët nuk duhet të jetojnë në një vend ku mbizotërohet nga armiqtë kriminelë. Pra, aktakuza nuk është vetëm çështje personale për Thaçin e Veselin, por është institucionale dhe ndërkombëtare. Kosova është në telashe”, shprehet Serwer.
Sipas tij, “as Evropa e as Amerika nuk do të kenë interesim që të takohen apo të ndihmojnë politikanë të cilët janë nën akuza dhe rezultati sipas tij, do të jetë izolimi ndërkombëtar”. Serwer megjithatë e pohon se mes të tjerash se është befasuar me këtë aktakuzë, pasi nuk kishte besuar se ekzistojnë prova të mjaftueshme për të justifikuar ngritjen e saj.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu