“Pse më hoqe gruan nga puna”, zbardhet si nisi sherri mes ish-punonjësit të IT-së dhe kryebashkiakut të Divjakës

0
Gjigandi

Detaje të tjera janë zbardhur në lidhje me plagosjen e kryebashkiakut të Divjakës dhe shoferit të tij pas një sherri për motive të dobëta.

Autori tashmë i arrestuar Orgest Xhelili ka qenë ish-punonjës i IT në bashkinë e Divjakës.

Shkak për plagosjen e kryebashkiakut të Divjakës mësohet se është bërë lëvizja nga vendi i punës i gruas së autorit të ngjarjes, Orgest Xhelili.

Ky i fundit, ish-punonjës i bashkisë Divjakë në sektorin e Teknologjisë dhe Informacionit (IT) e ka bashkëshorten me profesion infermiere.

Por, atë ia kanë lëvizur nga spitali i Divjakës, gjë që ka sjellë dhe revoltimin e Xhelilit. Ky i fundit ka shkuar dhe i ka kërkuar llogari Kokoneshit, pasi pretendonte se kjo lëvizje ishte bërë me urdhër të tij.

“Pse më lëvize gruan nga puna”, mësohet të ketë thënë Xhelili.

Sherri ka agravuar dhe Xhelili ka qëlluar me thikë kryebashkiakun dhe pas tij shoferin që ka ndërhyrë për t’i ndarë. Të plagosurit ndodhen në spital ku i janë nënshtruar ndërhyrjeve, ndërsa Xhelili është arrestuar nga policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu