PS pritet të propozojë sot kandidatin për Presidentin e ri të Shqipërisë

0
PS pritet të propozojë sot kandidatin për Presidentin e ri të Shqipërisë
Gjigandi

Sot pritet të bëhet publik kandidati që Partia Socialiste do të propozojë dhe mesa duket do të votojë për President të Shqipërisë.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri në një deklaratë për mediat e cilësoi paaftësi të opozitës për të diskutuar emrat, refuzimin për t’u bërë pjesë e procesi ndërsa theksoi se kandidati i PS do të jetë dinjitoz.

“Një nga defektet që do ia vendosja në dukje opozitës, është që ishte e paaftë për të diskutuar emra. Për aq kohë sa jemi pjesë një forumi të lartë të PS, aty do të diskutohen të gjitha emrat. Mos u bëni të padurueshëm. Ost pasdite do të mësoni edhe kandidatin që jam i bindur që do të jetë shumë dinjitoz që do ta bëjë siç duhet detyrën e presidentit dhe jo modelin që kemi parë gjatë këtyre ditëve”, tha Gjiknuri.

Kryesia e Partisë Socialiste do të mblidhet sot në orën 17:00 për të diskutuar për kandidaturat për kreun e shtetit.

Tre raundet e para për zgjedhjen e kreut të shtetit dështuan, pasi mazhoranca dhe opozita nuk dorëzuan asnjë kandidat. Në raundin që do të mbahet nesër zgjedhja e kreut të shtetit bëhet me 71 vota. /Euronews Albania/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu