Në një kohë që Komisioni i Ligjeve ka miratuar ndryshimet konsensuale në Kodin Zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 Qershorit, kryeministri Rama ka postuar sot një videomesazh në të cilin zotohet se Partia Socialiste do të hapë listat e deputetëve.
Rama këmbëngul në hapjen e listave ndonëse opozita joparlamentare dhe ndërkombëtarët janë shprehur kundër ndryshimeve kushtetuese.
“HAPJA E LISTAVE përfshin qytetarët edhe në zgjedhjen e deputetëve, jo vetëm të partive dhe ne do të hapim listat sepse PARTIA SOCIALISTE DO ATË QË DUAN QYTETARËT🌹”, shkruan kryeministri Rama.
Kujtojmë se, Kryeministri do të takohet sot në kryesi me kryetarin e grupit opozitar në parlament, Myslim Murrizin.
Burimi: top-channel.tv