Video/ Basha: Rama-virusi shkatërroi ekonominë dhe varfëroi shqiptarët edhe më shumë gjatë pandemisë

0
Gjigandi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një video të publikuar në rrjet ka hedhur sulme ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se propaganda me regji nuk e fsheh dot dështimin.

Sipas Bashës, kryeministri Rama në prill premtoi se do të punohet me 4 turne për të pastruar Thumanën nga rrënoja, por sipas kreut të PD-së ky ishte vetëm një mashtrim i radhës.
Më tej krye opozitari është shprehur se kryeministri nuk i ndihmon qytetarët as në tërmet dhe as në pandemi.
Reagimi i plotë i Bashës:
Propaganda me regji qëndrore e Ramës nuk e fsheh dot dështimin. Në prill premtoi se do të punohet me 4 turne (!!!) për të pastruar Thumanën nga rrënojat. Pamjet flasin vetë. “Puna” zgjati aq sa vizita dhe transmetimi me regji qëndrore i mashtrimit të radhës.
Rama nuk i ndihmoi qytetarët as pas tërmetit dhe as gjatë pandemisë. Lekët e shqiptarëve i çon në xhepin e oligarkëve dhe për shpenzime luksi. Në vend që të ndihmonte qindra familje të varfëra, Rama harxhoi qindra mijë euro të taksave tona me charter luksi për fundjavë në Paris.
Ekonomia në krizë të thellë, është dështimi i Ramës, i qartë po aq sa gënjeshtrat që ai broçkullit çdo ditë shqiptarëve.

Shkruar nga: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu