Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, lidhur me propozimin e Arben Shehut për t’u zgjedhur Kryetar i Kontrollit të Lart të Shtetit.
Në letrën e presidentit drejtuar kreut të Kuvendit, Meta thekson se deri tani është vënë para faktit të kryer të rrëzimit të propozimeve për tre kandidatura radhazi për në KLSH.
“Të tre këto kandidatura përmbushnin kriteret ligjore dhe gëzonin përvojë të gjerë profesionale. Nisi fushatë në media për miratimin e një projektligji, për emërimin e Zv/Kryetarit të KLSH. Kjo fushatë ka për qëllim ushtrimin e presionit politik ndaj Presidentit. Presion politik për të propozuar një kandidaturë nga ato që kërkon prej kohësh mazhoranca” thuhet në letrën e Metës drejtuar Ruçit.
Më tej Meta thekson se veprimi i Kuvendit tregon mungesën e vullnetir për bashkëpunim me Presidentin.
“E njëjta qasje e Kuvendit si gjatë procesit të emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Nëse vijohet në drejtimin për kapjen e institucioneve të pavarura, tregues se 3 kandidatët për KLSH u rrëzuan pa të drejtë” thuhet më tej në letër.
(Letra e Metës, mbi propozimin e zotit, Arben Shehu për t’u zgjedhur Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit)
Shkruar nga: top-channel.tv