Propozimi i Kumes: 10 vota të emigrantëve të numërohen si 1 votë në Shqipëri

0
Gjigandi

Ndërsa në Këshillin Politik ka një debat për të mundësuar votën e emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në prill, ish kreu i KQZ kristaq kume e ngre debatin tek pesha që do të ketë vota e tyre.

Sipas tij nëse ajo do të kishte vlerën e një vote brenda vendit do të përmbyste rezultatet.

Ndaj ai mendon se 10 vota të emigrantëve duhet të kenë peshën e një vote në Shqipëri.

Kume: Kemi gati gjysmën e shtetasve me të drejtë vote që janë jashtë territorit të vendit. Këta po të votojnë mund të përmbysin rezultatin. Në dokumentat që trajtojnë këtë çështje ju kërkohet shteteve që kanë këtë specifikë këtë lloj problemi që të marrin vendim se çfarë force duhet të ketë vota e qytetarëve që votojnë jashtë vendit. Dhe zgjidhjet janë të ndryshme. Përshembull kemi modelin që ka vendosur Kroacia që votat e të gjithë shtetasve jashtë territorit të vendit të prodhojnë një numër të caktuar mandatesh. Që të bëhet kjo gjë duhet të ndryshohet Kushtetuta. Një tjetër mundësi për ta reflektuar këtë gjë është pesha. Vota e qytetarit brenda dhe jashtë vendit mos të ketë të njëjtën peshë në partinë e saj në mandate. Kjo bëhet me dakordësi politike. 10 vota të emigrantëve të kenë peshën e 1 vote brenda Shqipërisë. Kjo për mendimin tim duhet të fiksohet dhe të vendoset në ligj. Nëse bëhen të gjitha këto është plotësisht e mundshme vota pa qenë e nevojshme për të qenë në Shqipëri.

Përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka deklaruar se Diaspora nuk do të numërohet në bllok, por vota e saj do të shpërndahet në kryeqytet.

RonaTyra

Damian Gjiknuri: Vota do të llogaritet në qarkun e Tiranës për arsye se ashtu funksionon mënyra e regjistrit unik të gjendjes civile. Mes përfaqësuesve të mazhorancës ka patur mospërputhje për faktin se kujt institucioni i duhet lënë në dorë vota e emigrantëve. Por pavarësisht premtimit të qeverisë, vota e emigrantëve duhet të presë riformatimin e KQZ-së, pikë e cila ndan ende palët në tryezën e Këshillit Politik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu