Newcastle United mund të dominojë tregun e transferimeve në këtë verë, përkundër rregullit financiar.
The Magpies pritet të shiten nga Mike Ashley, derisa Mohammad bin Salaman shihet si blerësi më serioz e dëshiron të bëjë klubin një fuqi sportive.
Sipas asaj që raporton Shields Gazette, Princi nga Arabia Suaidte ka një pasuri mbi 260 miliardë euro, e që nuk do të ishte problem për të afruar lojtarë të kalibrit të lartë.
Ka disa javë që flitet për disa lojtarë që mund të kalojnë te Newcastle, derisa Philippe Coutinho besohet se mund të jetë transferimi i parë i epokës së re.
Me një kalim të tillë po ashtu lidhen edhe lojtarë si, Kalidou Koulibaly, Gareth Bale dhe Edinson Cavani, që po kërkojnë aventurë të re.
Mbrojtësi senegalez ka bërë të ditur se ai është i gatshëm që të kalojë në Ligën Premier, e që skuadra angleze do t’i ofronte një pagë të majme.