Panik, 4 lojtarë shqiptarë rezultuan me temperaturë

0
Gjigandi

Panik, 4 lojtarë shqiptarë rezultuan me temperaturë.

Një situatë e pakëndshme u regjistrua 1 orë e 30 minuta para startit të sfidës Flamurtari-Vllaznia. Bëhet fjalë për momentin kur skuadrat mbërritën në ambientet e stadiumit.

Në këto moment, siç e kërkon protokolli, të gjithë futbollistëve dhe pjesëtarëve të stafit iu është matur temperatura. Raportohet se 4 futbollistë te Vllaznisë, kanë qenë me temperaturë 37.5, duke shkaktuar një kaos të vërtetë.

Futbollistët sqaruan se kjo ishte për shkak se në autobus ishte pak vapë, ndërkohë që për fat të mirë, 4 futbollistëve shkodranë iu janë bërë edhe 2 teste të tjera, ku temperatura ka rezultuar e stabilizuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu