Pronari i një kafeneje dhe 3 qytetarë gjobiten me nga 1000 euro në Vushtrri

0
Gjigandi

Dje në Vushtrri, katër qytetarë u gjobiten me nga 1000 euro, për shkak që nuk i respektuan rregullat e Qeverisë së Kosovës për ndalim qarkullimi të lëvizjes pas orës 21:00.

Këtë e bëri të ditur drejtori i Inspekcionit në Vushtrri, Rrahim Ajeti, i cili tha se në një kafe të rakisë në Vushtrri u janë shqiptuar gjoba me nga 1000 euro pronarit dhe 3 qytetarëve të Vushtrrisë.

“Pronari dhe 3 qytetarë u dënuan me gjoba në vlerë me nga 1000 euro. Nuk i respektuan vendimet e qeverisë”, tha Ajeti.

Qeveria e Kosovës po vazhdon inspektimin për personat që nuk i respektojnë masat e reja të Qeverisë së Kosovës, për ndalim qarkullimi të lëvizjes të qytetarëve nga ora 21:00 deri në orën 05:00.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu