Pronari i klubit të Serisë A: Gabova që e transferova Balotellin

0
Gjigandi

Pronari i Brescias, Massimo Cellino, i ka konfirmuar lajmet për marrëdhënien e keqe mes tij me sulmuesit italian Mario Balotelli, duke thënë se kishte bërë gabim që e kishte transferuar.

Të martën, trajneri Diego Lopez dhe pjesa tjetër e skuadrës së Brecias i nisën stërvitjet në fushën e blertë, mirëpo sulmuesi Mario Balotelli nuk ishte i pranishëm në atë seancë.

Mediumet italiane e arsyetuan mungesën e Balotellit duke iu referuar marrëdhënies së përkeqësuar mes tij dhe pronarit të klubit, Massimo Cellinos.

Këtë marrëdhënie të keqe e konfirmoi vetë Cellino, në një intervistë të fundit për BBC.

“Ai nuk vjen në stërvitje, nuk duket shumë i përkushtuar për të ardhmen e klubit, Ky është problemi”, ka thënë Cellino.

RonaTyra

“Balotelli e ka një kontratë në Serie A, mirëpo ai nuk ka kontratë në Serie B. Kështu që nëse ne biem nga liga, kontrata e tij skadon”.

“Balotellit duket se nuk i pëlqen më të qëndrojë në Itali, pasi që ai këtë po e tregon me sjelljen e tij. Mendoj se që të dyja palët kemi bërë gabime. Mendoja se ai, duke ardhur në vendlindjen e tij, do të ishte më i përkushtuar”.

“Në të njëjtën kohë, mendoj se ai u trajtua në mënyrë të gabuar nga trajneri ynë paraprak”.

Ish-futbollisti i Interit dhe Milanit, i cili së shpejti do t’i mbushë 30 vjeç duket se do të largohet nga klubi i vendlindjes pas vetëm një sezoni aty, përkundër që kontrata e tij në Mario Rigamonti nuk skadon deri më qershor të vitit 2022.

Balotelli i ka shënuar pesë gola në 19 paraqitjet e tij për Brescian në Serie A, përderisa klubi radhitet në pozitën e fundit në tabelë, me 16 pikë të fituara nga 26 xhirot e zhvilluara. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu