Barca pret Bilbaon, Ter Stegen ndjek rekordin personal

0
Gjigandi

Barcelona do të ketë një tjetër ndeshje të vështirë këtë mbrëmje, kur në ‘Camp Nou’ pret skuadrën e Athletic Bilbao.

Katalanët janë në nevojë jetike për tri pikët, në mënyrë që të vazhdojnë garën për titullin e kampionit dhe të jenë me pikë të barabarta me liderët.

Kjo ndeshje do të jetë interesante edhe për portierin Marc Andre ter Stegen, i cili ndjek një rekord të tijin personal.

Gjermani ka një rekord prej 450 minutave pa pësuar gol. Momentalisht, ai ka shkuar 360 minuta pa u mposhtur dhe këtë synon ta vazhdojë edhe sonte ndaj Bilbao.

Këtë ecuri, Ter Stegen e ka nisur qysn nga ndeshja e fundit para koronavirusit, kundër Real Sociedad, për të vazhduar pastaj kundër Mallorca, Leganes dhe Sevilla.

RonaTyra

Një tjetër ndeshje pa gol (sonte), do ta shihte atë në 450 minuta pa pësuar.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Athletic Bilbao do të luhet me fillim nga ora 22:00.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu