Profil/ Nga postet te atentati me tritol, kush është Ani Dyrmishi që la sot drejtimin e Hekurudhës

0
Profil/ Nga postet te atentati me tritol, kush është Ani Dyrmishi që la sot drejtimin e Hekurudhës
Gjigandi

Ani Dyrmishi njoftoi sot dorëheqjen nga posti i Hekurudhës shqiptare, post të cilin e mbante prej mëse 4 vitesh.

Dyrmishi është treguar i rezervuar të japë arsyet që e cuan në këtë vendim, por thekson shkurtimisht se pret të marrë një detyrë të re.

Dyrmishi nuk është një emër i panjohur në politikë, por edhe në skedarët e policisë. Prej 2019 Ani Dyrmishi është kryetar i Këshillit Bashkiak në Durrës, ndërsa më parë ka drejtuar Hipotekën e qytetit bregdetar. Kujtojmë se kreu i Kadastrës Artan Lame denoncoi pak ditë më parë skandalin me pronat në këtë institucion ndërsa tha se qindra regjistra me pronat e qytetarëve janë grisur dhe shumë të tjerave u janë zëvendësuar faqet.

Ndërkohë, karriera e tij në krye të Hekurudhës Shqiptare është tronditur jo pak. Në nëntor 2018, pak pas marrjes së detyrës, Dyrmishi i shpëtoi një atentati me tritol vendosur poshtë makinës së tij. Ishte vetë Dyrmishi, asokohe që pikasi lënën plasëse, e cila ishte vendosur pranë makinës së tij të parkuar në lagjen nr. 4 në një shishe plastike dhe pranë saj edhe një telefon celular. Atentati u konsiderua si një mesazh kërcënimi ndaj tij, ndërsa ai vetë pati deklaruar se nuk ndjehej i kërcënuar dhe nuk kishte konflikte me askënd.

Sakaq, përgjatë vitit 2018 kryeministri Rama e pat renditur atë në të ashtuquajturën ‘lista e zezë’ të 100 zyrtarëve më të korruptuar në vend. Duke iu referuar të dhënave nga qytetarët, ai u rendit ndër zyrtarët më të korruptuar, në kohën kur ai mbante postin e drejtorit të Hipotekës në Durrës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu