Vazhdojnë lajmet e këqija për Interin dhe Antonio Conten.
Pas Stefano Sensit, është dëmtuar edhe mesfushori tjetër, Marcelo Brozovic dhe do të mungojë në sfidën e së dielës në Serie A kundër Sampdorias.
Klubi ka njoftuar se pas shqetësimeve që kishte ndjerë Marcelo në stërvitjen e djeshme, sot iu nënshtrua testeve mjekësore.
“Rezultatet treguan një tërheqje muskulore në pulpën e këmbës së majtë. Gjendja e lojtarit do të rivlerësohet në ditët në vijim”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e klubit.
Lajm aspak i mirë ky për Conten me të rinisur sezoni në Serie A.