Prita në Meksikë: 13-vjeçari eci 23 kilometra për t’i ikur masakrës

0
Gjigandi

Një 13-vjeçar që i ka mbijetuar një sulmi të personave të dyshuar të karteleve të drogës në Meksikë ndaj disa amerikanëve mormonë, ka fshehur gjashtë motrat dhe vëllezërit e tij në shkurre, para se të ecte 23 kilometra për të kërkuar ndihmë, kanë thënë anëtarë të familjes së tij.

Të tetë fëmijët i kanë mbijetuar sulmit të së hënës në veri të Meksikës, në të cilin kanë vdekur tri gra dhe gjashtë fëmijë.

Mediat amerikane kanë thënë se pesë fëmijë kanë plagë nga plumbat.

Viktimat janë anëtarë të familjes LeBaron, e lidhur me komunitetin mormon, që është bartur në Meksikë dekada më parë.

Incidenti ka ndodhur të hënën në Ranço de la Mora, një zonë famëkeqe për trafikantët e drogës.

RonaTyra

Ministri meksikan i Sigurisë ka thënë se ky grup është shënjestruar aksidentalisht si rezultat i keqkuptimit të identitetit. Megjithatë, anëtarë të familjes kanë thënë se ky komunitet, i njohur për ngritje të zërit kundër dhunës së karteleve të drogës, është përballur me kërcënime edhe në të kaluarën.

Presidenti meksikan, Andrés Manuel López Obrador, ka thënë se Meksika do të veprojë me “pavarësi dhe sovranitet” për të gjetur kriminelët mbrapa këtij sulmi.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se është i “gatshëm” për të ofruar mbështetje për luftim të dhunës së karteleve në Meksikë.

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) po ashtu është raportuar t’iu ketë ofruar ndihmë autoriteteve meksikane në hetime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu