Prishtina importon vetëm një pikë nga stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë, duke barazuar 1:1 me Llapin, në takimin e javës së 26-të së elitës së futbollit të Kosovës.
Në minutën e 25-të, Ahmet Januzi shënon për epërsinë (0:1) të Prishtinës, duke iu falënderuar edhe asistimit të Meriton Korenicës.
Në pjesën e dytë vendasit barazuan pikërisht në minutën e 52-të, kur Mentor Zhdrella shënon gol të bukur nga gjuajtja e lirë, 1:1. Ndeshja mes Llapit dhe Prishtinës u karakterizua me rivalitet të madh.
Drita prinë me 55 pikë, pasojnë Prishtina 51, Gjilani me 51, Ballkani 50, Feronikeli 44, Llapi me 38 pikë etj.