Prishtina vetëm një pikë nga stadiumi “Zahir Pajaziti”

0
Gjigandi

Prishtina importon vetëm një pikë nga stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë, duke barazuar 1:1 me Llapin, në takimin e javës së 26-të së elitës së futbollit të Kosovës.

Në minutën e 25-të, Ahmet Januzi shënon për epërsinë (0:1) të Prishtinës, duke iu falënderuar edhe asistimit të Meriton Korenicës.

Në pjesën e dytë vendasit barazuan pikërisht në minutën e 52-të, kur Mentor Zhdrella shënon gol të bukur nga gjuajtja e lirë, 1:1. Ndeshja mes Llapit dhe Prishtinës u karakterizua me rivalitet të madh. 

Drita prinë me 55 pikë, pasojnë Prishtina 51, Gjilani me 51, Ballkani 50, Feronikeli 44,  Llapi me 38 pikë etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu