Presidenti i Lyon i pakënaqur me vendimin e Ligue 1: Gabim politik, shkatërruam veten

0
Gjigandi

Ligue 1 vendosi që të mbyll kampionatin duke shpallur fitues PSG, pa u zhvilluar të gjitha ndeshjet.

Një vendim i cili çuditi të gjithë, pasi që është liga e pare e rëndësishme në Evropë që mbyllet para kohë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Mirëpo me ketë vendim, shumë skuadra franceze janë ndarë të pakënaqura dhe një ndër to është edhe Lyoni.

Gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe vet presidenti i klubit francez, Jean-Michael Aulas i cili është shprehur se ky vendim është një gabim tjetër politik në Francë.

“Mbyllja e kampionatit i kushton shumë kampionatit dhe ligës. Ne po fundosim veten. Ne duhet të përfundojmë kampionatin. Gabimi ishte krejtësisht politik sepse ne nuk e dimë nesë do të jetë e pamundur të luajmë para gushtit”, deklaroi ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu