Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Gazeta Kombëtare ‘Bota sot’ mbushi 25 vjet! Urimet dhe përgëzimet e mia më të sinqerta

0
Gjigandi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, uron me përzemërsi 25 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.  

Presidenti Ademi ka fjalët më të ëmbla të mundshme për gazetën ‘Bota sot’. Numri një i shtëpisë më të madhe në Kosovë, uron edhe shumë e shumë përvjetor të suksesshëm të gazetës ‘Bota sot”.  

“Gazeta Kombëtare “Bota Sot” mbushi 25 vjet! Urimet dhe përgëzimet e mia më të sinqerta për drejtuesit dhe stafin e këtij mediumi, i cili gjatë dy dekadave e gjysmë e informoi opinionin me korrektësi mbi aktualitetin ditor, duke i dhënë hapësirë të konsiderueshme sportit dhe në veçanti futbollit. 

Në këtë gazetë defiluan emra të mëdhenj të gazetarisë sportive, duke qenë gjithmonë shembull për pasqyrimin e realitetit dhe pa anime. 
Edhe sot e kësaj dite kjo gazetë vazhdon ta mbajë lexuesin e saj afër vetës me profesionalizëm dhe etikë mediale, teksa gjithmonë lartëson të arriturat e sportit dhe sportistëve. 

Urime ky përvjetor dhe festofshi edhe qindra të tjerë!”, uron Ademi.  Agim Ademi është njeriu që dha shumë për futbollin e Kosovës, njeriu që rrezikoi edhe jetën e tij në vitet e 90-ta, në kohëra më të vështira (1991-1999), së bashku me mijëra sportistë shqiptar, duke iu kundërvu fuqishëm pushtuesit serb.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu