Një 45-vjeçar banues në Gjoroven të Beratit është arrestuar nga policia pasi akuzohet për kultivimin e lëndëve narkotike.
Ky person, i cili është kapur në flagrancë, ka tentuar të kultivojë drogë në një zonë të pyllëzuar midis fshatrave Gjoroven dhe Veleshnje.
Ndërkohë në lidhje me këtë çështje është proceduar në gjendje të lirë K.B., 31 vjeç, banues në Uznovë me detyrë inxhinier pyjesh për veprën penale ” Shpërdorim detyre” dhe u shpall në kërkim kryeplaku i fshatit, shtetasi I.Sh., 33 vjeç, banues në Gjoroven për veprën penale ” Mos kallëzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”.