Fernando Santos trajneri që udhëhoqi Portugalinë drejt titullit të kampiones së Europës në 2016-ën do ta drejtojë përfaqësuesen luzitane edhe në 3 kompeticione madhore të tjera.
Federata Portugeze ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me trajnerin 65-vjeçar deri në përfundim të Euro 2024.
Me shtyrjen e Euro 2020 për në vitin 2021, Fernando Santos do të jetë në krye të Portugalisë në Europianin e vitit të ardhshëm në Botërorin Katar 2022 nëse siguron kualifikimin dhe në Euro 2024 gjithmonë në rast se kualifikohet.
Me këtë rast, vet trajneri u shpreh shumë i lumtur që do të mund ta vazhdojë projektin e kombëtares portugeze.
“Është një privilegj për mua dhe stafin tim teknik të vazhdojmë me këtë projekt”, u shpreh Santos pas rinovimit.