Dy raste të reja me koronavirus në Ushtrinë e Kosovës

0
Gjigandi

Pandemia e koronavirusit që ka prekur gjithë globin po vazhdon të jetë prezent ende në mesin tonë.

Numri i rasteve me infektime të reja dhe vdekje nga Covid-19 po vazhdon të rritet. Nga ky virus janë infektuar më shumë se 8 milionë, ndërsa kanë vdekur rreth 500 mijë njerëz.
E numri i të infektuarave me koronavirus së fundmi ka nisur të rritet edhe në Kosovë. Sipas publikimeve të IKSHPK-së, vetëm brenda një jave janë regjistruar rreth 500 raste me Covid-19.
Virusi ka prekur persona nga bizneset e ndryshme, si dhe institucionet private dhe ato publike.
Pa u prekur me virus nuk kanë mbetur as pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Që nga 13 marsi kur edhe u regjistrua rasti i parë me koronavirus, në FSK janë prekur gjithsej 9 pjesëtarë, duke përfshirë këtu edhe dy rastet e reja që u regjistruan para pak ditësh.
Infektimin e dy ushtarëve këtyre ditëve e konfirmojnë për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus edhe nga Ministria e Mbrojtjes.
“Që nga fillimi i pandemisë COVID -19,   në FSK kanë qenë 9 raste pozitive,  7 janë të shëruar plotësisht dhe 2 raste të reja janë duke u trajtuar në vetë izolim”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes, duke mos dhënë shumë detaje për rastet e fundit.
Njëri nga pjesëtarët e prekur me Covid-19 është i angazhuar në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë.
Ndryshe nga 8 shkurti deri më 16 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 19.312 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Nga testimet e deritashme pozitive kanë rezultuar 1.756 raste. Deri tani nga Covid-19 janë shëruar 968 persona, ndërsa janë 34 pacientë që kanë vdekur pas infektimit me koronavirus, por që kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu