Porsche vjen me dy modele të reja, Cayenne GTS dhe GTS Coupe

0
Gjigandi

Porsche Cayenne tani është në dispozicion edhe një herë me një motor V8, në sajë të futjes së Cayenne GTS dhe Cayenne GTS Coupe – dhe çmimet e tyre janë jashtëzakonisht të larta.  

Modelet e Cayenne GTS janë mundësuar nga një motor 4.0, V8 dhe 338 kuaj fuqi dhe 620Nm.

Porsche pretendon se versioni Cayenne GTS mund të arrijë shpejtësinë nga 0-100km/orë në 4,5 sekonda dhe shpejtësinë maksimale e ka 270km/orë.

Ndërsa modeli Cayenne GTS Coupe ka një motor pak më të vogël, më pak kuaj fuqi dhe shpejtësinë nga 0 në 100 km/orë e përshkon më ngadalë.

Këto modele nga Porsche kanë rrota aliazh me shkëlqim prej 21 inçësh RS Spyder Design, drita LED me sistemin Porsche Dynamic Light.

RonaTyra

Këto modele tashmë kanë dalë në shitje dhe ato mund të porositen online.

Çmimi i Cayenne GTS është 170 mijë euro ose 192 mijë dollarë, kurse çmimi i Cayenne GTS Coupe është 175 mijë euro ose 198 mijë dollarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu