Home Aktualitet Polumbarët e RENEA-s kontrollojnë anijen në Durrës ku u zbulua 59 kg kokainë

Polumbarët e RENEA-s kontrollojnë anijen në Durrës ku u zbulua 59 kg kokainë

0
Polumbarët e RENEA-s kontrollojnë anijen në Durrës ku u zbulua 59 kg kokainë

Anija ‘Unistream’ me qymyr guri ku u gjet 59 kilogramë kokainë, i është nënshtruar kontrollit në pjesën e poshtme të saj për të parë nëse ka sasi tjetër kokaine të fshehur.

Kontrollet janë ushtruar nga polumbarët e forcave Renea ndërkohë që vijon kontrolli në tonelatat me qymyr.

Për verifikimin e saj qymyri është kaluar në sitë nga ana e agjentëve të antidrogës.

Po ashtu është kontrolluar dhe për pjesë të shtuara apo përshtatura në hambarin e anijes.

Sasia prej 59 kg kokainë e ndarë në 53 pako e cila u zbulua në pjesën e hambarit të anijes që vinte nga Kolumbia, është dërguar në laborator për analizim.

6 500 ton qymyr që mbante në bord anija ishin porositur nga një kompani turke me veprimtari në Shqipëri në fushën e kromit.

Gjatë marrjes në pyetje ekuipazhi i anijes Unistream ka mohuar të ketë patur djeni për ngarkesën me kokainës tashmë të sekuestruar. /Euronews Albania/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here