Shqipëria pa progres në luftën kundër pastrimit të parave, Jaço: Mungesa e përgjegjshmërisë dëmto…

0
Shqipëria pa progres në luftën kundër pastrimit të parave, Jaço: Mungesa e përgjegjshmërisë dëmto…
Gjigandi

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Enio Jaço ka reaguar sot pas publikimit të raportit të Moneyval, njësi e Komisionit Evropian për vlerësimin e riskut të pastrimit të parave.

Në një postim në rrjetet sociale, Jaço ka shtuar se fakti që Moneyval kërkon që Shqipëria të monitorohet sepse nuk ka përmirësim në luftën kundër pastrimit të parave tregon shumë për pabesueshmërinë ndaj politikave të Shqipërisë dhe progresin e papërfillshëm.

“Dy vite më parë Shqipëria u fut në listën gri të pastrimit të parave dhe sot dy vite më pas, kemi zero progres. Fatkeqësisht, kjo mungese përgjegjshmërie për të kryer disa detyra bazike shtëpie, dëmton jo vetëm besueshmërinë e Shqipërinë, por dhe progresin në BE”, ka theksuar kreu i AmCham.

Ai ka thënë se fenomeni i pastrimit të parave nuk është i izoluar.

Sipas Presidentit të AmCham, pastrimi i parave është një degëzim që lidhet me probleme po aq akute që ka Shqipëria, korrupsioni, praktikat abuzive, monopolet dhe lista vijon.

RonaTyra

“Dhe për aq kohë sa të gjitha këto sfida nuk luftohen bashkë dhe nuk zëvendësohen me standarde evropiane, mund të mos ketë surpriza progresi edhe në vitet që vijnë”, ka shtuar Jaço.

Raporti monitorues i radhës për Shqipërinë doli në përfundimin se vendi jonë nuk ka përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme masat për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit në përputhje me rekomandimet e Task Forca e Veprimit Financiar (FATF).

Në raportin e përvitshëm thuhet se Shqipëria ndodhet në listën gri dhe duhet të mbahet në monitorim të vazhdueshëm.

“Ndër çështjet e tjera, raporti ekzaminoi standardet e reja ndërkombëtare të aplikuara për asetet virtuale, duke përfshirë, kriptovalutat dhe ofruesit e këtyre aseteve. Moneyval vendosi që Shqipëria të mbetet monitorim të zgjeruar dhe të raportojë më tej mbi progresin e mëtejshëm për të forcuar zbatimin e masave mbi pastrimin e parave dhe luftës ndaj terrorizmit në baza vjetore”, shkruhet mes të tjerash në raport.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu