Policia u kishte rrethuar ‘bazen’, arrestohen 4 peqinasit kur po vinin te merrnin mall – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Komisariati i Peqinit ka zhvilluar një operacion policor të koduar “Progër” dhe ka arrestuar katër persona nga 19 deri në 30 vjeç: V.A., 25 vjeç, A.A., 19 vjeç, I.A., 22 vjeç, S.S., 30 vjeç, të katër shtetas banues në Peqin.   Gjatë operacionit në një banesë të pabanuar, Policia gjeti dhe sekuestroi rreth 21 kilogramë kanabis. Në afërsi të banesës u kapën në flagrancë 4 shtetasit e lartëpërmendur të cilët do merrnin lëndën narkotike.     Nga veprimet e para hetimore rezulton se dhe shtetasi M.P., është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.     Policia vijon punën për idetifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu