Policia reagon pas aksidenteve të fundit në Shqipëri, nis kontrollet në të gjithë vendin

0
Policia reagon pas aksidenteve të fundit në Shqipëri, nis kontrollet në të gjithë vendin
Gjigandi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka kërkuar reflektim të menjëhershëm të strukturave të Policisë Rrugore në të gjithë Shqipërinë, lidhur me aksidentet që kanë ndodhur ditët e fundit.

Sipas një njoftimi në rrjetet sociale të policisë, Nano ka bërë thirrje për koordinimin e veprimeve për evidentimin dhe ndëshkimin e të gjithë drejtuesve të automjeteve, që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Me urdhër të tij, do të ngrihet një grup inspektimi nga Departamenti i Sigurisë Publike për të kontrolluar, analizuar si dhe për të marrë masa konkrete ndëshkimore, për personat përgjegjës për aksidentet e ndodhura.

Prej orës 20:00 të mbrëmjes në të gjithë vendin kanë nisur kontrolle intensive, patrullime e monitorime, që do jenë të përditshme.

/abc24.al/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu