Policia greke ka arr.estuar dhe ke.qtrajtuar një emigrant shqiptar jashtë konsullatës së Selanikut. Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës të së mërkurës jashtë ambienteve të konsullatës shqiptare në Selanik, ku çdo ditë qindra bashkëatdhetarë qëndrojnë për orë të tëra për të aplikuar për pasaporta dhe karta identiteti.
Vik.tima e radhës e dhunës policore greke është Sherif Xhangolli nga fshati Lenije e Gramshit.
Sipas dëshmitarëve okularë, të cilët dërguan edhe video në redaksinë e Top Channel, emigranti shqiptar pasi qëndroi disa orë në radhë, pa mundur t’i shërbehet, tentoi të afrohet pranë hyrjes së konsullatës për tu ankuar përse nuk respektohet radha, por punonjësit kalojnë jashtë radhe, ata që u japin para sek.serëve të lidhur me punonjës të konsullatës sonë.
Pikërisht në këtë moment, kanë ndërhyrë edhe forcat e policisë grekë, të thirrura prej konsullatës sonë për të vënë rregull.
Xhangolli u ndalua dhe pasi u kër.cënua të largohej, ndërhyri edhe policia greke, e cila dhunoi në sy që qindra emigrantëve dhe në vazhdim e arrestoi.
Pavarësisht se emigrantët shqiptarë që ndodheshin aty në atë moment , folën që të mos e arr.estonin pasi Xhangolli nuk kishte bërë asgjë të jashtëligjshme, forcat e policisë greke e kanë shoqëruar dhu.nshëm në ambientet e drejtorisë së policisë së Selanikut, ku aktualisht mbahet për të dërguar në gjykatë nën ak.uza të rënda.
Ngjarje të tilla janë të shpeshta jashtë ambasadës sonë në Athinë dhe konsullatës në Selanik, ku çdo ditë mijëra vetë presin për tu pajisur me pasaporta, ndërkohë që ka korrupsion tepër të lartë.
Kjo ngjarje ndodh në një kohë kur pak më parë siç Top Channel raportoi Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka shkarkuar të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë përfshi edhe ambasadoren.