​Greqia shtyn deri më 15 qershor mbylljen e kufijve me Shqipërinë

0
Gjigandi

Athina zyrtare ka shtyrë deri më 15 qershor mbylljen e kufijve me Shqipërinë.

Sipas njoftimit të dërguar të gjitha pikave kufitare me Shqipërinë, deri më datën 15 qershor do të lejohen të kalojnë kufirin drejt Shqipërisë vetëm shtetasit shqiptarë që ndodhen në Greqi për arsye turistike (90 ditë) dhe drejt Greqisë vetëm shtetasit grekë ose ata shqiptarë që kanë leje-qëndrimi në Greqi.

Po ashtu, drejt Greqisë do të lejohen të udhëtojnë vetëm punonjësit sezonalë, të cilët janë pajisur prej punëdhënësve të tyre me kontratë pune, e konvertuar në leje-qëndrim.

Kjo kategori do të udhëtojë vetëm në rastet në të cilat është aprovuar leja e posaçme e qëndrimit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu