Pesë lojtarë të Barcelonës kanë testuar pozitiv për Covid-19

0
Gjigandi

Sipas programit të radios katalunase RAC1 Tú Diràs, pesë lojtarë të Barcelonës dhe dy anëtarë të stafit trajnues u testuan pozitivë për koronavirus pasi skuadra iu nënshtrua testeve menjëherë në fillimin e pandemisë.

RAC1 pretendon se anëtarët e skuadrës së parë që iu nënshtruan testeve të gjakut dhe ata që testuan pozitivisht për virusin ishin asimptomatikë.

Të gjithë ata aktualisht janë të shëndetshëm dhe të aftë të kthehen në fushë.

Informacioni i raportuar nga RAC1 nuk është konfirmuar nga klubi dhe as nuk është paraqitur në ndonjë nga raportet e LaLiga për rastet e koronavirusit.

Sipas pretendimeve, brenda departamentit të stërvitjes së Barcelonës kishte një ndjenjë shqetësimi kur u mor vendimi për t’u rikthyer në stërvitje dhe si lojtarët që kishin testuar pozitiv për Xovid-19 mund të jenë më të ndjeshëm ndaj dëmtimit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu