Përleshje e armatosur mes forcave siriane dhe turke, vriten 6 ushtarë

0
Gjigandi

Forcat e armatosura të Sirisë dhe Turqisë kanë luftuar mes vete të martën për herë të parë që nga fillimi i ofensivës turke kundër kurdëve në pjesën e parë të këtij muaji. Në anën tjetër, forcat ruse thanë se kurdët janë tërhequr nga zona kufitare.

Situata e sigurisë u përkeqësua kur forcat turke dhe forcat siriane filluan ta sulmojnë me artileri të rëndë njëra-tjetrën, duke e vështirësuar zbatimin e planit mes Turqisë dhe Rusisë për patrullim të përbashkët përgjatë kufirit.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi se mes ushtrive turke dhe siriane ka pasur luftime të ashpra, duke shtuar se gjashtë ushtarë sirianë janë vrarë afër qytetit kufitar sirian, Ras al-Ain.

“Pesë ushtarë sirianë u vranë në betejën afër fshatit Assadiya”, tha Rami Abdel Rahman, kryetar i kësaj organizate, duke shtuar se rebelët sirianë, të përkrahur nga Turqia, e kanë vrarë një ushtarë tjetër të regjimit sirian.

Ndryshe, Turqia ka thënë se nuk do të ngurrojë për ta vazhduar ofensivën ushtarake në Siri, nëse vërteton se në zonën kufitare ka ende luftëtarë kurdë.

RonaTyra

Forcat turke dhe ruse kishin planifikuar që t’i fillojnë patrullimet e përbashkëta të martën, por përleshja me ushtrinë siriane duket se e ka shtyrë këtë plan, shkruan “France24”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu