Historia e Halloweenit – si ka filluar gjithçka?

0
Gjigandi

Halloweeni është festë e cila mbahet çdo vit me 31 tetor.

Tradita e kësaj feste ka origjinën në festivalin antik çeltik të Samhainit, ku njerëzit ndiznin zjarre dhe vishnin kostume për t’i mbajtur larg fantazmat.

Çeltikët, të cilët kishin jetuar para 2,000 viteve, kryesisht në zonën që tani njihet si Irlandë, por edhe në Francë, e kishin festuar vitin e ri me 1 nëntor.

Kjo ditë e kishte shënuar fundin e verës dhe fillimin e dimrit të ftohtë e të errët, periudhë e vitit e cila shpeshherë ishte ndërlidhur me vdekje të njerëzve.

Çeltikët kishin besuar se një natë para vitit të ri, kufiri mes botës së të gjallëve dhe të vdekurve mjegulloset. Natën e 31 tetorit e kishin festuar Samhainin, ku kishin besuar se fantazmat e të vdekurve riktheheshin në tokë.

RonaTyra

Në shekullin e tetë, Papa Gregory III e kishte dizajnuar 1 nëntorin si kohë për t’i nderuar të gjithë shenjtorët.

Shumë shpejt, Dita e Të Gjithë Shenjtorëve kishte filluar t’i inkorporonte disa tradita nga festivali Samhain.

Nata para kësaj dite ishte njohur si Dita në Prag të Shenjtërit, dhe më vonë si Halloween.

Me kalimin e viteve, Halloween ka evoluar në një ditë me aktivitete si shpërndarja e bonboneve, organizimi i ahengjeve, veshja e kostumeve, etj.

Halloweeni në Amerikë

Festimi i Halloweenit ka qenë shumë i kufizuar në Anglinë e kolonizuar, por ka qenë më i zakonshëm në Maryland dhe në kolonitë jugore.

Me kohën kishte filluar të krijohej versioni amerikan i Halloweenit. Festiemt e para kishin përfshirë ahengje me lojëra, ndarje të historive, këndim, vallëzim, etj.

Në mes të shekullit 19-të, festivalet vjetore të vjeshtës kishin qenë të zakonshme, por Halloweeni ende nuk festohej anembanë vendit.

Në gjysmën e dytë të shekullit 19-të, Amerika ishte mbushur me emigrantë të rinj. Këta emigrantë, e posaçërisht miliona irlandezë, kishin ndihmuar ta popullarizonin festën e Halloweenit.

Sot, amerikanët i shpenzojnë rreth 6 miliardë dollarë në vit për festën e Halloweenit, duke e bërë atë festën e dytë më të madhe komerciale pas Krishtlindjeve. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu