Përleshen disa persona në Tiranë, një i plagosur – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Një person ka mbetur i plagosur gjatë një sherri që ka ndodhur në një lokal në zonën e Freskut në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, në sherr janë përfshirë disa vetë.

Njëri prej të përfshirëve në konflikt u largua dhe shkoi të merrte një thikë. Por, teksa po kthehej, u rrëzua dhe dyshohet se u vetëplagos aksidentalisht.
Në vendngjarje shkoi ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë të plagosurit. Ky i fundit, pasi ka marrë mjekim, nuk ka pranuar të shkojë në spital.
Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve. /Tvklan

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu