Shkencëtarët francezë kanë identifikuar një virus të ri duke përdorur teknikën e njëjtë me të cilën u zbulua coronavirusi, por ata thonë që nuk ka arsye për t’u brengosur që virusi i zbuluar së fundmi do të shkaktojë krizë të re shëndetësore, të ngjashme me atë që e shkaktoi coronavirusi, shkruan France 24.
Virusi është zbuluar në një spital jo larg Parisit, tek një grua 58-vjeçe e cila ndërroi jetë nga encefalitisi dhe ka marrë emrin “Cristoli virus”, sipas lagjes ku është zbuluar në afërsi të Parisit.
Shkencëtarët thonë se është ende herët të nxirren konkluzione se për çfarë është përgjegjës ky virus, sepse gruaja që ndërroi jetë vuante edhe nga disa sëmundje tjera.
Ata theksuan se deri më tani nuk dihet nëse është ky rasti i vetëm, dhe se në të ardhmen nëse ka tjerë mund të kenë një pasqyrë më të qartë lidhur me këtë virus.
“Cristoli virus” i përket llojit të virusëve që zakonisht përhapet nga mushkonjat. E përveç metodës së zbulimit, virusi i ri ka shumë pak gjëra të përbashkëta me coronavirusin.