Përballet me ish-burrin dhe tregon takimin me gruan e re të tij

0
Gjigandi

Rubrika “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e pazakontë të dy ish-bashkëshortëve. Para 3 vitesh, çifti është ndarë ligjërisht, por Lindita pretendon se edhe 4 vite para divorcit, ish-bashkëshorti ishte larguar nga shtëpia dhe jetonte me familjen e tij.

Sipas saj, ai është larguar me pretendimin se do krijonte një familje tjetër. Lindita shprehet se edhe pse ishin bashkë ish-bashkëshorti kishte filluar një lidhje të re dhe madje e kishte detyruar atë që të takonte personin që do bëhej bashkëshortja e tij e dytë.

Lindita: Zoti Ardit ne jemi ndarë para 7 vitesh, por me vendim gjykate para 3 vitesh sepse ky 4 vite është larguar nga familja ime për të jetuar me prindërit e tij, me periudha kohore 2 mujore- 3 mujore me pretendimin se do krijonte një familje të re.

Eni Çobani: Atëherë 4 vjet përpara ti ke ikur nga shtëpia herë pas here apo jo ?

Lindita: Ikte me dëshirën e tij sepse ish-vjehrra ime i kishte zotuar një zonjë për ta martuar me të dhe mua të më linte në shtëpi me fëmijët e mi dhe ky gjithmonë ka ngritur pretendimin të krijoj një familje të re, që dua një grua që ta mbaj mbyllur në shtëpi, pa shkollë, nuk dua që gruaja të dalë tek dera.

RonaTyra

Eni Çobani: Lindita këto janë fakte shumë të forta. Pra pretendohet që mamaja juaj ju ka prezantuar me një zonjë tjetër, ndërkohë që ishit në martesë, është e vërtetë kjo?

Agim: Po me kushërirën e kësaj! Zyrja ka qenë, ajo ma ka bërë mua këtë.

Lindita: Ore flasim për një lidhje tënden para 7 vitesh me një person që ti dojet të krijoje familje të re, lëre kush na lidhi ne.

Agim: Familje të re kam për ta krijuar dhe nuk kam për të pyetur ty. Në rregull? Ç’të hyn në punë ty, a jemi ndarë?

Lindita: Para 7 vitesh më ke thënë që kam një grua tjetër, më ke prezantuar dhe më ke detyruar ta takoj atë grua dhe e kemi takuar bashkarisht. Më ke thënë kjo grua do bëhet bashkëshortja e dytë.

Eni Çobani: Ke shkuar edhe ti ke takuar gruan tjetër?

Lindita: Po kemi shkuar të dy, nuk ma gjeti, tha s’ka ardhur. Edhe unë në njëmijë mënyra e gjeta dhe e takova atë zonjë. Në momentin që e kam takuar, thirra dhe bashkëshortin në telefon dhe i thashë hajde ja ku jemi të tre. Ajo zonjë u befasua, se i kishin folur shumë keq ish-familja e burrit, dhe ajo zonjë më tha: Më fal se ti qenke zonjë grua dhe unë nga ky moment shkëputem nga familja juaj.

Agim: Kam qenë e bashkuar me këtë. Kemi shkuar në gjyq, jemi ndarë dhe kam thënë do krijoj dhe familje tjetër.

Lindita: Para 7 vitesh ky person pretendonte të lidhte një familje të re, që e ka përcaktuar edhe në gjykatë. Është e shkruar edhe aty, kam një familje të re.

Ardit Gjebrea: Njëkohësisht duke qenë dhe ti aty?

Lindita: Po, ishim bashkë jetonim mirë, nuk kemi patur vetëm momente të këqija, kemi patur dhe momente të bukura në familje, me tre fëmijë.

Ardit Gjebrea: Si të tha Agimi, kjo është gruaja e dytë?

Lindita: Ky më thoshte gjithmonë, do shkojmë të takojmë zonjën që jam lidhur. Jo s’kam pse ta takoj, takoje ti, unë nuk do ndahem deri në momentin kulminant që mos arrij të jetoj më me ty.

Ardit Gjebrea: Pra me zonjën Lindita kishe disa kohë që s’shkoje mirë?

Agim: Po, nuk shkoja mirë.

Ardit Gjebrea: Dhe 3 herë sipas teje keni shkuar të pajtoheni, të ndaheni dhe ti the unë po krijoj një familje tjetër. Kam një pyetje: Kur nuk shkoje mirë më Linditën, pse e more ta takoje me gruan tjetër?

Agim: Erdhi kjo mbas meje. Ajo ishte kushërira e gocës së tezes, nuk kisha pune, kishim vetëm takim, jo lidhje me të.

Lindita: Jo takim, por lidhje sekrete, se të kishte lidhur nëna dhe njerëzit e tu.

Agim: Kjo erdhi mbrapa, u acarua dhe e zuri, e rrahu. E kapi për flokësh.

Eni Çobani: E ke goditur zonjën tjetër?

Lindita: Jo, absolutisht!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu