Edon Zhegrova është një nga lojtarët më premtues te Kosova, teksa që në një moshë të re është duke treguar paraqitje shumë të mira.
Këtë sezon, sulmuesi luan i huazuar te Bazeli, teksa kartonin e tij e zotërojnë belgët e Genk. Megjithatë në sezonin e ardhshëm, lojtarin mund të shohim në një ekip të ri, pasi disa skuadra janë vënë në gjurmët e tij.
“Footmercato”, raporton se Çelsi dhe Ulverhempton e ndjekin prej kohësh lojtarin, por nuk janë vetëm këto dy klube që duan shërbimet e Zhegrovës.
Thuhet se në gjurmët e 21-vjeçarit janë vënë edhe sy klube franceze, si Marseja dhe Lilë, që gjithashtu duan të marrin shërbimet e lojtarit të Kosovës. Mesa duket merkato e verës do jetë shumë aktive për Zhegrovën, që duhet të zgjedhë se ku do vazhdojë karrierën.