FIFA jep lejen – VAR mund të mos përdoret pas rifillimit të sezonit

0
Gjigandi

FIFA ka marrë një tjetër vendim të rëndësishëm.

Sot gjatë ditës, IFAB kishte aprovuar kërkesën për të përdorur pesë zëvendësime, kur sezoni të rifillojë.

Pauza e gjatë e futbollit, pas përhapjes së pandemisë Covid-19, ka bërë të rishikohen disa rregulla të futbollit, por vetëm për pjesën e mbetur të sezonit.

‘El Chiringuito’ raporton se FIFA ka dhënë lejen që të ndalohet përdorimi i VAR.

Ligat nacionale tashmë mund të rifillojnë, pa video-gjyqtarët.

RonaTyra

Mbetet të shihet nëse kampionatet do të shfrytëzojnë të drejtën për këtë gjë. Kjo do të mund të nxiste reagime, pasi ka disa ndeshje që gjatë pjesës së kaluar të sezonit, janë vendosur pikërisht nga VAR-i.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu