Për dy ditë vdiqën tre sportistë të Kosovës! Ja emrat 

0
Gjigandi

E premtja dhe e shtuna (me 24-25 korrik), ditë të zeza për sportin e Kosovës. Në amshim ikën tre sportistë, dy ish futbollistë dhe një ish hendbollist! Kjo shokoi pamasë opinionin sportiv në Kosovë.

Të premten e 24 korrikut, në moshën 73-vjeçare vdiq ish futbollisti i mirënjohur gjilanas, profesor Maksut Maksuti.

Ai ka qenë lojtar i Cërvena Zvezdës së Gjilanit.

Të shtunën e 25 korrikut, ikën dy sportistë tjerë. 

RonaTyra

Maksut Maksuti

Afrim Qorrolli, ish portier dhe trajner i klubit të hendbollit Vjosa e Shtimes. Ish sportist i Gjeneratës së Republikës. Ai në moshën 58-vjeçare e humbi betejën me armikun e padukshëm Covid 19.

Image

Afrim Qorrrolli

Të shtunën e 25 korrikut, në moshën 64-vjeçare vdiq ish futbollisti i mirënjohur Qamil Luli.  Ai në fundvitet e 70-ta dhe në vitet e 80-ta, ka luajtur me sukses në Lirën e Prizrenit, e cila garonte në Ligën e Dytë ish Jugosllave.

Image

Qamil Luli

Fundjavë e zezë, Kosova mbetet pa tre sportistë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu